Heathrow Airport is one of the few places in England you can be sure of seeing a gun. These guns are carried by policemen in short-sleeved shirts and black flak-jackets, alert for terrorists about to blow up Tie-Rack. They are unlikely to confront me directly, but if they do I shall tell them the truth. I shall state my business. I’m planning to stop at Heathrow Airport until I see someone I know. (...)
Astonishingly, I wait for thirty-nine minutes and don’t see one person I know. Not one, and no-one knows me. I’m as anonymous as the drivers with their universal name-cards (some surnames I know), except the drivers are better dressed. Since the kids, whatever I wear looks like pyjamas. Coats, shirts, T-shirts, jeans, suits; like slept-in pyjamas. (...)
I hear myself thinking about all the people I know who have let me down by not leaving early on a Tuesday morning for glamorous European destinations. My former colleagues from the insurance office must still be stuck at their desks, like I always said they would be, when I was stuck there too, wasting my time and unable to settle while Ally moved steadily onward, getting her PhD and her first research fellowship at Reading University, her first promotion.
Our more recent grown-up friends, who have serious jobs and who therefore I half expect to be seeing any moment now, tell me that home-making is a perfectly decent occupation for a man, courageous even, yes, manly to stay at home with the kids. These friends of ours are primarily Ally’s friends. I don’t seem to know anyone anymore, and away from the children and the overhead planes, hearing myself think, I hear the thoughts of a whinger. This is not what I had been hoping to hear.
I start crying, not grimacing or sobbing, just big silent tears rolling down my cheeks. I don’t want anyone I know to see me crying, because I’m not the kind of person who cracks up at Heathrow airport some nothing Tuesday morning. I manage our house impeccably, like a business. It’s a serious job. I have spreadsheets to monitor the hoover-bag situation and colour-coded print-outs about the ethical consequences of nappies. I am not myself this morning. I don’t know who I am. | Aeroporti i Hithrout është një nga vendet e pakta të Anglisë ku me siguri mund të shikosh armë. Këto armë mbahen nga forca të rendit të veshura me këmishë me mëngë të shkurtra dhe jelekë të zinj antiplumb, me sytë katër për të gjetur terroristët që janë gati të hedhin në erë dyqanin e kravatave Tie-Rack. S’ka të ngjarë që ata të përballen me mua drejtpërdrejt, por edhe sikur të ndodhë kjo, do t’ua them copë. Do t’ua rrëfej gjithë punën time. Kam bërë ndër mend të qëndroj në aeroportin e Hithrout derisa të shoh ndonjë të njohur. (...) Pres e pres plot tridhjetë e nëntë minuta dhe për habi nuk shoh këmbë njeriu të njohur. Asnjë për be, dhe askush nuk më jep të njohur. Unë jam po aq anonim sa edhe shoferët e taksive me kartat e tyre të identitetit që ngjasin si dy pika uji (disa nga mbiemrat i njoh), me përjashtim të faktit se shoferët janë të veshur më mirë se unë. Qysh se u bëra me fëmijë, çdo gjë që vesh duket si pizhame. Palltot, këmishët, bluzat, xhinset, kostumet; tamam si pizhame me të cilat ke fjetur gjithë javën. (…) Dëgjoj që po mollois me vete për të gjithë njerëzit që njoh, të cilët më ngjan se më kanë tradhtuar duke mos ia mbathur një të marte herët në mëngjes drejt ndonjë destinacioni magjepsës evropian. Ish kolegët e mi të zyrës së sigurimeve duhet të jenë ende të gozhduar në tavolinat e tyre të punës, ashtu si u pata thënë gjithnjë se do të mbeten, kur edhe unë vetë rrija pingul si ata, duke vrarë miza, pa qenë i zoti të vija gjë në vijë, ndërkohë që Elli bënte përpara, merrte doktoraturën dhe bursën e saj të parë në fushën kërkimore nga Universiteti i Redingut, e ngritjen e saj të parë në përgjegjësi. Miqtë që kemi zënë tash që jemi të pjekur e që kanë punë serioze dhe që pikërisht për këtë arsye nuk para pres t’i shikoj së shpejti, më thonë se punët e shtëpisë janë një zanat krejtësisht i respektueshëm për një burrë, dhe se të qëndrosh në shtëpi më fëmijët është diçka kurajoze, e madje, pse jo, edhe burrërore. Këta miqtë tanë janë kryesisht miqtë e Ellit. Mua më duket se nuk njoh më njeri, dhe larg fëmijëve dhe aeroplanëve që më zhurmojnë mbi kokë, duke dëgjuar zërin e vetvetes, më duket se dëgjoj atë të një qaramani. Nuk është kjo çka shpresoja të dëgjoja. Filloj të qaj, pa shtrembëruar fytyrën e pa ngashërime, qaj në heshtje, ndërsa lotët më rrëshqasin në faqe. Nuk dua që ndonjë i njohur të më shohë duke qarë, sepse nuk jam asisoj njeriu që i shkrepet një mëngjes të bukur të marte të shkojë në aeroportin e Hithrout. Unë e administroj shtëpinë për bukuri, tamam si një biznes. Është punë serioze. Edhe unë kam formularë llogarie për të monitoruar situatën me qesen e pluhurit të makinës fshirëse si dhe materiale të printuara me kode me ngjyra për pasojat etike të panolineve. Nuk jam më vetvetja këtë mëngjes. Nuk e di se cili jam.
|