Competition in this pair is now closed. Source text in English Eroticism has this in common with an addictive drug: that there is a coercive element to its pleasure with which part of us is in complicity, and part not. Thus ever since time began men have been trying to enjoy eroticism without being destroyed by it. Societies, religions can be defined in the way they deal with this conundrum. Polygamy, monogamy with repression, monogamy with affairs, monogamy with prostitutes, serial monogamy. Not to mention individual solutions of great ingenuity, or desperation: Victor Hugo with the door knocked through the wall of his office, to let in a girl each afternoon. Auden's flair for finding call-boys in every town. Picasso who simply refused when wife and mistress demanded he choose between them. Then there is always the hair-shirt of course. But perhaps the thing to remember when you wake up with a life full of fresh paint and tortuous complications is that eroticism wasn't invented for you, nor merely for the survival of the species perhaps, but for a divinity's entertainment. Nothing generates so many opportunities for titillation and schadenfreude as eroticism. Which is why it lies at the centre of so much narrative. How the gods thronged the balconies of heaven to see the consequences of Helen's betrayal! And your friends are watching too. Your antics have put the shine on many a late-night conversation.
On the borders between mythology and history, that wily survivor Odysseus was the first who learnt to trick the gods. And perhaps his smartest trick of all was that of lashing himself to the mast before the Sirens came in earshot. There are those of course who are happy to stand at the railings, even scan the horizon. Otherwise, choose your mast, find the ropes that suit you: sport, workaholism, celibacy with prayerbook and bell... But the kindest and toughest ropes of all are probably to be found in some suburban semi-detached with rowdy children and a woman who never allows the dust to settle for too long.
| The winning entry has been announced in this pair.There were 3 entries submitted in this pair during the submission phase. The winning entry was determined based on finals round voting by peers.
Competition in this pair is now closed. | Eroticizmi ka këtë të përbashkët me drogën: një element detyrues në kënaqësinë që na jep, me të cilin një pjesë e jona përqaset e një pjesë jo. Kështu që nga kohërat e lashta njerëzit janë përpjekur ta shijojnë eroticizmin pa u shkatërruar nga ai. Civilizime dhe fe të tëra përcaktohen pikërisht nga mënyra se si e trajtojnë këtë dilemë: poligamia, monogamia shtypëse, monogamia me tradhti, monogamia me prostituta, monogamia seriale. Pa përmendur këtu zgjidhje personale të nxitura nga zgjuarsia ose nga dëshpërimi: dera në murin e zyrës së Viktor Hygoit që hapej për nga një vajzë të re çdo pasdite; zotësia e Audenit për të gjetur kodoshë në çdo qytet, Pikasoja që refuzoi të zgjedhë edhe kur gruaja dhe dashnorja ia futën të dyja këmbët në një këpucë. Nga ana tjetër, është gjithmonë këmisha lesh-ashpër e pendimit. Ndoshta, pika kryesore që duhet mbajtur mend kur zgjohesh një mëngjes dhe zbulon që jeta jote është lyer nga e para ose është mbushur me vështirësi torturuese, është fakti që eroticizmi nuk është shpikur veçanërisht as për ty dhe as për mbijetesën e racës njerëzore, por për argëtimin e hyjnive.
Asnjë faktor tjetër nuk krijon më shume mundësi për ngacmime dhe kënaqësi keqdashëse se eroticizmi. Prandaj edhe është baza e aq shume rrëfimeve. Si shtyheshin hyjnitë nga ballkonet qiellore për të parë pasojat e tradhtisë së Helenës! Ashtu shtyhen edhe miqtë e tu, sepse kushedi sa biseda kanë gjallëruar bëmat e tua mbrëmjeve të vona.
Ne kufirin që ndan historinë nga mitologjia, hileqari i famshëm Odise ishte i pari që mësoi si të mashtronte zotat. Ndoshta hileja e tij më e zgjuar ishte udhëzimi për ta lidhur në direkun e anijes para se të hynin në gjirin e sirenave. Natyrisht, ka plot nga ata që duan që jo vetëm të qëndrojnë lirshëm në kuvertën e anijes, por edhe të sodisin horizontin. Për ju të tjerët, zgjidheni direkun me kujdes dhe gjeni litarët që ju përshtaten, p.sh. sportin, punën pa masë, përkorjen seksuale me libër dhe kambane lutjesh… Megjithatë, ndoshta litarët më të fortë e më të dashur nga të gjithë gjenden në shtëpitë ngjitur-ngjitur të rrethinave, mbushur me fëmijë çamarrokë dhe gra që nuk e lënë kurrë pluhurin të bëhet një pëllëmbe.
| Entry #4697
Winner Voting points | 1st | 2nd | 3rd |
---|
42 | 10 x4 | 1 x2 | 0 |
| Erotizmi ka kete gje te perbashket me drogen: gjendet nje element detyrues ne kenaqesine e tyre nepermjet te ciles njera pjese e trupit tone eshte ne bashkepunim, dhe tjetra jo. Prandaj qe ne kohet e lashta burrat jane perpjekur ta shijojne erotizmin pa u shkaterruar nga ai. Sistemet shoqerore, fete e botes mund te percaktohen nga menyra se si merren me kete enigme. Poligamia, monogamia me dhune, monogamia me marredhenie te jashtme, monogamia me prostitutat, monogamia me seriale. Pale pastaj per te mos thene rrugezgjidhjet individuale me nje origjinalitet teper te larte, ose deshperimi: Viktor Hugo me deren hapi nje vrime ne murr te zyres se tij, per te lene nje vajze brenda çdo mbasdreke. Aftesia e Auden per te gjetur djemte korier ne çdo qytet. Pikaso qe thjeshte mohoi te vendoste kur gruaja dhe e dashura e tij kerkuan qe aji te zgjidhte mes tyre. Pastaj eshte edhe "sakrifikimi i vetes" gjithashtu. Por ndoshta gjeja qe duhet mbajtur mend kur fillon me nje jete te fresket si vesa a mengjesit dhe nderlikime te perdredhura eshte qe erotizmi nuk ishte shpikur per ty, as thjeshte per mbijetesen e gjinise njerezore ndoshta, por per zbavitjen e perendise. Asgje nuk prodhon kaq shume raste per gudulisje dhe kenaqesi nga mendime te keqija sa erotizmi. Prandaj gjendet ne qender te shume tregimeve. Se si perendite u grumbulluan ne balkonet e parajses per te pare pasojat e tradhtise se Helenes! Dhe te gjithe miqte e juaj po shikojne gjithashtu. Lodrat e juaja i kane dhene drite tere atyre bisedave te vona te nates.
Ne brigjet midis mitologjise dhe historise, Odiseja ai mbijetuesi dinak ishte i pari qe mesoi hilete e perendive. Dhe ndoshta mashtrimi i tij me i madh ishte qe te lidhte veten e tija tek direku para se Sirenat ti vinin ne rrezen e tij te degjimit. Jane ata qe sigurisht jane te lumtur te qendrojne tek parmaku, bile dhe shikojne larg ne horizont. Perndryshe zgjidhni direkut tuaj, gjeni litaret qe ju pershtaten: sport, mania e punimit pa fund, beqaria me librin e faljes dhe zilen... Por litaret me te forte dhe te mire ndoshta gjenden ne periferi gjysem te shkeputur me femije rremujaxhijne dhe nje grua qe asnjehere nuk e le pluhurin te kthjellohet shume gjate ne nje vend. | Entry #4729
Voting points | 1st | 2nd | 3rd |
---|
16 | 1 x4 | 5 x2 | 2 x1 |
| Erotizmi ka këte të përbashkët me drogën: asht nji element që të lidh me kënaqjen që të shkakton, me të cilin nji pjesë e jona pajtohet e nji pjesë jo. Kështu, qysh se mbahet mend, njerëzit janë përpjekë me e shijue erotizmin pa u shkatrrue prej tij. Shoqnitë e fetë e ndryshme mund të përkufizohen sipas mënyrës se si e trajtojnë këte enigëm. Poligamia, monogamia e detyrueshme, monogamia me prostituta, monogamia serike. Pa përmendë zgjidhjet individuale të risive apo dëshpërimit të madh: Victor Hugo me derën e zyrës hapë për nji vajzë të ndryshme çdo mbasdite, Audeni që gjente djem të pashëm në çdo qytet. Picassoja që thjesht kundërshtonte kur grueja dhe mikesha i kërkonin me zgjedhë njenën mes tyne. Mandej vjen gjithmonë sakrifica, sigurisht. Por ndoshta gjaja për t’u mbajtë mend kur përfundon në nji jetë plot buzkuqa të freskët dhe ndërlikime torturuese asht që erotizmi nuk asht shpikë për ty, jo thjesht për mbijetesën e specieve, por për zbavitjen e perëndive. Asgja nuk prodhon ma shum raste kënaqësie e dhimbjeje sesa erotizmi. Kjo asht arsyeja pse asht në qendër të kaq shum rrëfimeve. Si i bashkuen zotat ballkonat e qiellit për me pa pasojat e tradhtisë së Helenës! Edhe shokët e tu po shohin. Marrinat tueja kanë zdritë shumë biseda të orëve të vona të natës.
Në kufijtë mes mitologjisë e historisë, ai Odiseja dinak ishte i pari që mësoi me ja punue zotave. Dhe ndoshta rrengu ma i squet i tij ishte me e lidhë veten për direk para se zanet e sirenave të përplaseshin për anije. Ka prej atyne që sigurisht mezi ç’presin me qëndrue në parmakë ose me kqyrë horizontin. Përndryshe, zgjidh direkun, gjeji konopët që të përshtaten: sporti, puna e randë, beqaria me libër lutjesh e kumbonë… Por ma i ambli e ma i forti konop prej të gjithëve ka gjasa me e gjetë në ndonji lagje rrethine gjysë e përhumbun, me fëmijë të zhurmshëm dhe me nji grue që nuk i pëlqen m’e lanë pluhunin me fjetë rehat. | Entry #3904
Voting points | 1st | 2nd | 3rd |
---|
11 | 1 x4 | 1 x2 | 5 x1 |
| | | | | X Sign in to your ProZ.com account... | | | | | | ProZ.com translation contestsProZ.com translation contests offer a fun way to take a break from your normal routine while testing and honing your skills with fellow translators.
ProZ.com Translation Contests. Patent pending. |