Adami i të gjithë kriptovalutave u shpik mbi një dekadë më parë. Që prej fillimit të internetit dhe idesë së lavdishme të Xhef Bezos për të nisur Amazon.com — fatmirësisht për ne, jo si Kadabra, që tingëllon si Kadavër (kufomë)— pagesat ishin një problem i stërmadh, sidomos mashtrimi.
Në vitet 1950 u shpikën kartat e kreditit për t'i dhënë një zgjidhje problemit të mbajtjes me vete të thasëve me para. Karta e parë ishte karta e kreditit Diners Card, ku ende edhe sot jam klient.
[...]
Ajo i lejonte tregtarit të kopjonte shpejt në letër informacionin e kartës dhe t'i dorëzonte një kopje klientit për ta kundërnënshkruar. Karakteristika e saj më e dallueshme ishte ky tingulli i këndshëm kërcitës.
Përpara shpikjes së këtij aparati të çuditshmëm, procesi i pagesës përfundohej me anë të shkresave të shkruajtura me dorë, një proces ky vërtet i gjatë. Mbaj mend klientët që prisnin në radhë duke u ankuar: “Oh jo, një tjetër me një kartë krediti. Tani do të na duhet të presim shumë, po shumë më gjatë.” Dhe ishte e vërtetë, tregtarit i duhej të nxirrte letrat, të shkruante gjithçka në një format të lexueshëm, të kontrollonte identitetin e klientit dhe nënshkrimin, dhe kjo merrte kohë. Pagesa me para në dorë në krahasim me këtë ishte një proces i shpejtë dhe i lehtë—më shumë hapësirë për përmirësim për sipërmarrësit e zgjuar.